E duan klube të mëdha, Verona rrit çmimin e Marash Kumbullës

E duan klube të mëdha, Verona rrit çmimin e Marash Kumbullës

13:06, 31/03/2020

Marash Kumbulla padyshim është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Veronën.

Pikërisht për shkak të këtyre paraqitjeve, në gjurmët e futbollistit janë vënë disa ekipe të mëdha, që kërkojnë ta marrin shqiptarin.

Skuadra si Chelsea, Interi, Napoli, Evertoni, Leipzig dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh lojtarin dhe do të përpiqen ta transferojnë.

Nga kjo kërkon të përfitojë Verona, që tashmë ka ngritur çmimin e futbollistit. 

Ndryshe nga më parë kur kërkonte 25 milionë euro, tashmë klubi i futbollistit shqiptar kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, çmim që përsëri mund të rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco