Sabien Lilaj: Në Izrael janë pagat e larta, por më mungon Skënderbeu

Sabien Lilaj: Në Izrael janë pagat e larta, por më mungon Skënderbeu

08:24, 31/03/2020

Pas aventurës në Azerbajxhan te Gabala, Sabien Lilaj gjatë këtij sezoni ka provuar një eksperiencë të re te Nes Tziona në elitën e futbollit izraelit. 

Në një intervistë për Fan Zone në Supersport, Lilaj foli për këtë kapitull të ri në karrierën e tij, kujtoi kohët e arta me Skënderbeun si dhe dha një mendim për skuadrën që do të fitojë në kampionatin shqiptar në këtë sezon.

“Për momentin jam në Korçë, pasi këtu kam familjen time. Në Izrael u habitën kur vendosa të largohesha për në Shqipëri. Kur vajta te skuadra e re kisha njohuri me trajnerin pasi më kishte parë në ndeshjen me Shqipërinë e më tha që skuadra do të ndërtohet rreth meje. Paga nuk është njësoj si në Azerbajxhan, por kur ndihesh i rëndësishëm është diçka e mirë.

Skënderbeu i kaluar? Këtë e kam diskutuar edhe me Hykën edhe i kam thënë që në Azerbajxhan e në Izrael janë pagat e mira, por i kam thënë që më mungon Skënderbeu. Ishte një skuadër që do të bënte diferencën edhe këtu. Ishalla shpëton dhe e shikojmë Skënderbeun përsëri në të njëjtat nivele.

Fitues i titullit padyshim do të jetë Tirana. Nëse kthehem në Shqipëri do të luaj për Tiranën”, u shpreh Lilaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco