Emergjenca koronavirus, ndryshim total plani te Interi

Emergjenca koronavirus, ndryshim total plani te Interi

18:47, 30/03/2020

Interi ka vendosur që për momentin të mos thërrasë në Itali futbollistët e huaj që aktualisht janë jashtë vendit. Nga 23 marsi – data kur mbaroi edhe karantina nga ana e zikaltërve pasi Rugani rezultoi pozitiv me Covid-19 – klubi zikaltër i dha leje lojtarëve të huaj që të shkonin në vendlindje: Brozivic, Handanovic, Lukaku, Eriksen, Moses, Young dhe Godin.

Në pritje të komunikimeve të tjera, ata po qëndrojnë me familjarët e tyre. Sipas akordit të parë, në teori, këta futbollistët duhet të ishin kther në Itali brenda 4 prillit dhe të qëndronin dy javë në izolim sipas dekretit, për të rinisur stërvitjet në mesin e muajit.

Por, me fjalët e fundit të Ministrit të Sportit, Spadafora (“kampionati nuk do të nisë as në maj”) Interi ka vendosur që datën për rikthimin e tyre ta shtyjë në mesin e prillit./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco