Griezmann konfirmon qëndrimin te Barça: Dua vetëm të ndryshoj numrin e fanellës!

Griezmann konfirmon qëndrimin te Barça: Dua vetëm të ndryshoj numrin e fanellës!

17:31, 30/03/2020

Antoine Griezmann i ka premtuar besnikëri Barcelonës.

Mediat pranë klubit katalanas raportojnë se e vetmja gjë që dëshiron të ndryshojë sulmuesi francez në këto  momente është numri e fanellës, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

“Unë tani dua të marr fanellën me numër 7. Karantina po shkon mirë por nuk mund të bëj asgjë.

Më mungon futbolli jashtëzakonisht. Unë nuk e kam idenë se kur do të rikthehet kampionati, nuk e di kur do të kthehemi në stërvitje”, përfundoi kampioni i botës me Francën.

Kujtojmë që numrin 7 e dispononte Coutinho i cili në verë u huazua te Bayern Munich. / SYRI.net / O.M /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco