Presidenti i klubit italian kërkon anulimin e Serisë A: Sezoni ka mbaruar

Presidenti i klubit italian kërkon anulimin e Serisë A: Sezoni ka mbaruar

17:04, 30/03/2020

Presidenti i skuadrës së Brescias, Massimo Cellino, ka nisur një mesazh për ministrin e Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora.

Cellino ka shprehur mendimin se është e domosdoshme që të anulohet sporti në Itali, pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“Është e domosdoshme që ta anulojmë futbollin”, ka thënë Cellino për ‘Corriere dello Sport’.

“Por, ne ndoshta duhet të presim që ministri të na thotë këtë”, shtoi presidenti i Brescias.

“Duhet ta them: SEZONI KA MBARUAR. Ne shpresojmë të jemi gati për të rifilluar sezonin tjetër; do të ishte gjë e mirë”, tha ndër të tjerash Cellino.

Brescia është në fundin e renditjes në Serie A, me 9 pikë larg zonës së shpëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco