Manchester City zgjedh pasardhësin e Pep Guardiolës

Manchester City zgjedh pasardhësin e Pep Guardiolës

14:41, 30/03/2020

Manchester City mori një dënim me përjashtim 2-vjeçar nga Kupat e Europës, për shkak të shkeljeve të "Fair Play Financiar".

Ndonëse klubi anglez e ka apeluar çështjen në CAS, pritet të ketë ndryshime të shumta në ekip për sezonin e ardhshëm.

Një nga ata që pritet të ndryshojë është edhe trajneri, ndonëse Guardiola shpesh e ka thënë se nuk do të largohet pavarësisht gjithçkaje.

Gjithsesi drejtuesit nuk duan të jenë të papërgatitur dhe kanë nisur të piketojnë trajnerin tjetër në rast largimit të atij aktual.

Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, drejtuesit pëlqejnë shumë Patrik Viera dhe do të jetë ai trajneri i skuadrës, nëse Guardiola largohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco