FOTO/ Inxhinierët e Formula 1 krijojnë pajisjen për frymëmarrjen artificiale

FOTO/ Inxhinierët e Formula 1 krijojnë pajisjen për frymëmarrjen artificiale

12:41, 30/03/2020

Sallat e terapisë intensive në gjithë Europën ashtu si dhe në Shtetet e Bashkuara janë në prag të kolapsit nga të shtruarit për pandeminë e Koronavirusit. 

Jo vetëm mungon stafi i mjaftueshëm, por edhe makineritë e duhura për frymëmarrjen artificiale, që teknikisht quhen ventilatorë.

Por një lajm i mirë vjen nga Anglia, ku studiuesit e University College në Londër në bashkëpunim me inxhinierët e Mercedesit që zakonisht punojnë për Formula 1,  kanë krijuar një pajisje e quajtur CPAP (në anglisht Continuous positive airway pressure), që premton se mund të ndihmojë spitalet që të mos tejmbushen.

Në thelb, pajisja kanalizon një miks oksigjeni dhe ajri normal në maskën e vendosur nga pacienti me një ritëm të përcaktuar, duke zhvilluar deri diku rolin e ventilatorëve. 

Image

Në veçanti, pajisja do të ndihmojë pacientët që janë tepër të rënduar për të përballuar shtrimin në terapi intensive.

Inxhinierët që realizuan CPAP zakonisht merren me mjetet e Formula 1

Sipas inxhinierëve, 100 pajisjet e para janë duke u shpërndarë në spitalet e Londrës, dhe mund të ndërtohen 330 të tilla në ditë. 

Në fakt kjo është edhe risia e një pajisje që në funksionimin e saj nuk është e re, duke qenë se është përdorur në mënyrë më të thjeshtë në Itali.

Bashkëpunimi me shtëpitë automobilistike mund të çojë prodhimin e tyre në 1000 në ditë, duke pasur një impakt domethënës  në lehtësimin e gjendjen në pavijonet spitalore.

“Kemi punuar ditë e natë, por jemi krenarë që një punë që ndoshta mund të zgjaste muaj të tërë u krye nga ne në 4 ditë”, tha një nga inxhinierët e Mercedesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco