Mposht Koronavirusin/ Djali i ish-presidentit të Real Madridit del nga spitali

Mposht Koronavirusin/ Djali i ish-presidentit të Real Madridit del nga spitali

10:01, 30/03/2020

Vdekja e Lorenzo Sanz për shkak të Koronavirusit tronditi familjen e ish-presidentit të Real Madridit, teksa disa ditë më vonë u dha lajmi se djali i tij, Paco, ishte pranuar në spital për të njëjtën gjendje.

Ndryshe nga babai i tij, gjendja e Paco Sanz nuk ishte aq serioze dhe tashmë ka mbërritur lajmi i madh: ai është larguar nga spitali Vithas Nisa Pardo de Aravaca (Madrid) pas shërimit nga Koronavirusi.

Lajmin e lumtur e dha vëllai i Paco, në llogarinë e tij personale në Twitter: “Jo gjithçka do të jetë një lajm i keq këto ditë. Vëllai im Paco sapo ka dalë pas një jave në spital. Shumë faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja”, shkruan ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco