Nga karantina në Itali, Rrahmani nuk e harron ëndrrën që ka me Kosovën

Nga karantina në Itali, Rrahmani nuk e harron ëndrrën që ka me Kosovën

08:34, 30/03/2020

Amir Rrahmani është njëri prej shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali, vendi në Evropë më i prekur nga pandemia COVID-19.

Sido që të jetë, kapiteni i Kombëtares së Kosovës thotë se është mirë, edhe pse ky virus ndryshoi rrënjësisht planet e të gjithëve.

“Ndihem mirë tani”, ka thënë kapiteni i Kosovës në T7, duke treguar se ka biseduar edhe me Samir Ujkanin dhe Marash Kumbullën, të cilët luajnë në Itali.

“Kam folur edhe me Kumbullën dhe Ujkanin dhe të dy janë mirë. Jam i lumtur për ta", thotë mbrojtësi i Veronës.

Më pas Rrahmani flet dhe për Kosovën: “Planet ishin ndryshe, tani duhej të isha i grumbulluar me Përfaqësuesen. Planet kanë ndryshuar komplet. E kemi nisur këtë rrugë së bashku. Po të mos kishim besim, nuk do të fitonim as ndaj Maltës. Kështu që do të shpresojmë për kualifikim. Do të ishte arritje e madhe që të kualifikoheshim në Evropian”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco