Mesfushori i Manchester Cityt është dakord që titulli t'i jepet Liverpoolit

Mesfushori i Manchester Cityt është dakord që titulli t'i jepet Liverpoolit

22:29, 29/03/2020

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkai Gundogan, ka deklaruar se është dakord që titulli t’i jepet Liverpoolit, edhe nëse ndeshjet e mbetura nuk luhen.

Kjo deklaratë e mesfushorit të skuadrës rivale vjen në një moment kur kurorëzimi i Liverpoolit është vënë në pikëpyetje, për shkak të pezullimit të futbollit nga Koronavirusi.

Gjermani ka shtuar se ai e mbështet gjithashtu idenë që yjet e Premier Ligës të ndihmojnë skuadrat më të vogla për të menaxhuar krizën financiare të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

“Jam dakord që Liverpooli të shpallet kampion, luhen apo jo ndeshjet e mbetura. Duhet ta merrni me sportivitet. Do të isha dakord gjithashtu me idenë e mbështetjes për klubet më të vogla, duke qenë se ata nuk e kanë të lehtë kapërcimin e krizës aktuale”, tha 29-vjeçari për “ZDF”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco