Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Presidenti i klubit të Superligës: Qeveria të ndihmojë futbollin, të marrë shembull nga Kosova

Presidenti i klubit të Superligës: Qeveria të ndihmojë futbollin, të marrë shembull nga Kosova

20:26, 29/03/2020

Ndërkohë që futbolli në Shqipëri është ndërpresë zyrtarisht për shkak të Koronavirusit, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, i ka bërë apel qeverisë që të akordojë edhe një fond për të ndihmuar këtë sport, duke qenë se dëmet ekonomike pritet të jenë të mëdha.

Duke kujtuar shembullin e qeverisë së Kosovës, që akordoi 5 milionë euro për futbollin, Kapllanaj kujtoi se klubet shqiptare duhet të vijojnë të japin rrogat vazhdimisht, ndonëse aktiviteti është ndërprerë, ndërsa shtoi se një shumë e ngjashme do të stimulonte ndjeshëm rritjen e financiare të skuadrave shqiptare.

“Edhe pse vendi është në një situatë të paprecedentë, mendoj se ka ardhur momenti që Shteti shqiptar dhe sidomos Ministria e Sporteve të ndihmojnë sportin duke ndjekur shembullin e Kosovës. 

Jo më larg se sot kemi mësuar se, Ministria e Sportit në Kosovë dha një fond prej 5 milion eurosh për sportin, që është me të vërtetë tejet pozitiv. Imagjinoni, nëse jepet një fond i atillë edhe në Shqipëri të paktën për këtë periudhë krize, besoj se do të jetë shumë pozitive dhe një shtysë shumë e madhe për klubet tona, në mënyrë që të mos cënohemi edhe më shumë në xhepat tanë. 

Kështu edhe sponsorët, duke qenë se aktiviteti nuk vijon, shohin si rrugë të vetme largimin. Ndërkohë që edhe lojtarët me të drejtë kërkojnë pagat mujore sipas kontratës, sepse ne shumicën i kemi familjarë. Në një situatë të atillë, që unë shpresoj që të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja, klubet kërkojnë që të përfshihen edhe ato në buxhetin e ndihmës që po jep Qeveria shqiptare, në mënyrë që aktiviteti i tyre të mos cënohet dhe futbolli që është i vetmi mjet argëtimi dhe sporti më i vjetër dhe më popullor që ka më shumë interes në vendin tonë të vijojë të mbahet në këmbë, e pse jo për ta çuar edhe më lart”, tha presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco