Çudit Ter Stegen: Nuk shoh shumë ndeshje

Çudit Ter Stegen: Nuk shoh shumë ndeshje

19:11, 29/03/2020

Dalje surprizë e Marc-Andre Ter Stegen, por jo nga porta në fushën e blertë. Nuk është e rrallë të dëgjosh autorë që thonë se nuk i ndjekin shfaqjet ku ata vetë marrin pjesë, por është e pabesueshme të dëgjosh një futbollist të thotë se nuk e sheh futbollin.

“Nuk shoh shumë ndeshje, vetëm kur janë përballje të mëdha ose kur e di që luan një miku im. Kam një kujtesë shumë të keqe, njoh emrat e shumë pak kundërsharëve. Pastaj, kur rishoh ndeshjet, i njoh, e di kush janë dhe lëvizjet që bëjnë. Diçka e çuditshme”, tha portieri gjerman i Barcelonës.

Ter Stegen më pas foli për izolimin për shkak të emergjencës së Koronavirusit:

“Futbolli nuk është prioritet, duhet qëndruar në shtëpi. Për mua nuk është ndonjë problem i madh, duke parë që jam person shumë i qetë. Në Barcelonë ndihem mirë, më kanë mirëpritur, por mbetem gjerman në sjellejn time. Për shembull, jam shumë i përpiktë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco