FOTO/ Atletiko e Madridit në zi, vdes njëri prej ikonave të klubit

FOTO/ Atletiko e Madridit në zi, vdes njëri prej ikonave të klubit

18:11, 29/03/2020

Ish-futbollisti i Atletiko Madridit në vitet ’70, Luis Kapon, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 72-vjeçare.

Lajmi u dha nga klubi bardhekuq, duke shprehur pikëllimin për vdekjen e njërit prej simboleve të klubit spanjoll.

Ish-futbollisti i Atletikos luajti me ta për 10 vite duke zhvilluar më shumë se 200 ndeshje në karrierë. 

Ai arriti të korrte sukses të madh në periudhën më të lavdishme të Atletikos duke fituar 2 kampionate, 1 Kupë të Spanjës, një Kupë Interkontinentale si dhe vendin e dytë në Ligën e Kampioneve në vitin 1974. 

Gjithashtu, Kapon përfaqësoi Spanjën në 13 ndeshje ndërkombëtare.

Vdekja e tij vjen 24 orë pas ndarjes nga jeta të futbollistit të akademisë së Atletiko Madridit, Kristian Minçola.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco