Sulmuesi i Napolit vë në dispozicion restorantin e tij për të shpërndarë ushqime në spitale

Sulmuesi i Napolit vë në dispozicion restorantin e tij për të shpërndarë ushqime në spitale

17:09, 29/03/2020

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, ka vënë në dispozicion restorantin e tij në qytetin e lindjes, Katowice, për të gatuar, paketuar dhe dërguar ushqime në spitalet e qytetit gjatë pandemisë së Koronavirusit.

Polaku ka mbetur në Napoli, si shumë futbollistë të tjerë, që nuk kanë mundur të khehen pranë familjeve të tyre për shkak të bollokimit të fluturimeve.

Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të kthehej në qytetin ku ai u rrit, Milik po e përdor restorantin e tij, “Food and Ball”, për të mbështetur ata që janë në vijat e para të luftës ndaj COVID-19, duke gatuar dhe dërguar ushqime në institucionet e kujdesit shëndetësor.

“Përkundër faktit që restoranti është mbyllur, jemi shumë të lumtur që mund të ndihmojmë disi! Ju inkurajojmë të bëni të njëjtën gjë! E mira kthehet mbrapsht. Ne besojmë se do të kthehet te secili prej nesh”, shkruante sulmuesi në postimin e tij në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco