VIDEO/ Cikalleshi nuk ndalet as në karantinë, shfrytëzon ballkonin për stërvitje

VIDEO/ Cikalleshi nuk ndalet as në karantinë, shfrytëzon ballkonin për stërvitje

16:35, 29/03/2020

Izolimi për shkak të Koronavirusit ka penguar stërvitjen normale të shumë futbollistëve, por pjesa më e madhe e tyre ka gjetur mënyra alternative për të mbajtur muskujt të nxehur.

Për shembull, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili aktivizohet me skuadrën turke Akhisarspor, po shfrytëzon ballkonin e apartamentit të tij për të qenë sa më shumë në formë për rikthimin në fushë.

Është gruaja e tij, Kornelia Cikalleshi, ajo që ka postuar videon në Instagramin e saj, ku sulmuesi kuqezi shihet mjaft i dedikuar ndaj asaj që po bën, pra vrapim në ballkon. 

“Nuk ndalon asnjëherë stërvitjen, edhe pse jemi në karantinë”, shkruan bashkëshortja e 29-vjeçarit nga Kavaja.

Fillimisht, Turqia vazhdoi kampionatin duke qenë se ishte një nga vendet më pak të prekura nga Koronavirusi, por me rritjen e numrit të të infektuarve, autoritetet vendosën të ndalnin futbollin ashtu si në vendet e tjera europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco