E ëma e Cristiano Ronaldos del nga spitali

E ëma e Cristiano Ronaldos del nga spitali

16:16, 29/03/2020

Lajme të shkëlqyera për Cristiano Ronaldon. Mamaja e futbollistit portugez, Maria Dolores, është kthyer në shtëpi pasi e ka marrë veten nga goditja në tru që pësoi muajin e kaluar.

Ky është një lajm special për yllin luzitan dhe më i miri që mund të merrte në këto kohë të vështira për shkak të Koronavirusit. 

Lajmin e dha vetë mamaja e Cristianos, Maria Dolores, e cila në Instagram publikoi një foto së bashku me fëmijët e saj, me shkrimin. 

“Ju shkruaj për t’iu uruar një fundjavë të mbarë dhe për t’iu bërë me dije që jam kthyer në shtëpi. Tashmë nuk kam justifikime për tu shëruar plotësisht. Dëshira dhe motivimi nuk më mungojnë”, shkruan Dolores në Instagram, ndërkohë që Ronaldo gjatë kësaj periudhe do të bëjë trajnerin e palestrës për të ëmën e tij, në mënyrë që ajo të marrë plotësisht veten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco