Borussia Dormund rifillon stërvitjen ditën e hënë

Borussia Dormund rifillon stërvitjen ditën e hënë

15:44, 29/03/2020

Pas përfundimit të 14 ditëve izolim, Borussia Dortmund ka vendosur që futbollistët e saj t'i rikthehejë në stërvitje. Çdo gjë do të kryhet me shumë kujdes. Për të shmangur kontaktet, lojtarë do të kryejnë seancat fizike në dy grupe.

Verdhezinjtë imitojnë Bayern Munich, të cilët gjithashtu kanë planifikuar të kthehen në stërvitje në ditët e ardhshme.

“ Në këto ditë në izolim, ne kemi kryer stërvitje shumë të mirë. Unë do të doja që të ktheheshim në normalitet sa më shpejt, por e di që është akoma larg dhe se është e nevojshme të jemi të duruar. Por të qenit në grupe të vogla gjatë ditëve të ardhshme do të na bëjë mire të gjithëve, " tha Emre Can për “Sport1” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco