Covid-19/ Pique vlerëson La Ligan për iniciativën e mbledhjes së fondeve: Krenar për këtë familje

Covid-19/ Pique vlerëson La Ligan për iniciativën e mbledhjes së fondeve: Krenar për këtë familje

14:25, 29/03/2020

Këtë të Shtunë u zhvillua LaLiga Santander Fest, një ngjarje që mblodhi artistë dhe futbollistë për të mbledhur fonde për luftën kundër koronavirusit. 

Midis të ftuarve ishte mbrojtësi i Barcelonës, ??Gerard Pique.  33 vjeçari u shpreh se e vlerëson  këtë inciativë të marrë nga La Liga në këto momente të vështira.

"Nuk është e lehtë, por ne duhet bashkoheshim së bashku. Jemi në një situatë shumë të vështirë dhe bërja diçka si ajo që bën La Liga na bën shumë krenarë. Jo vetëm lojtarët, por edhe klubet dhe tifozët..

 Të gjithë mund të ndihmojnë dhe ne jemi të lumtur që marrim pjesë në një iniciativë të tillë. Është e rëndësishme të diferencohemi nga rivaliteti, derbet, “El Clasico” dhe të bashkohemi se kur njerëzit kanë nevojë për ne. Ne të gjithë jemi të bashkuar, dhe kjo është e admirueshme. Kjo na bën krenar që jemi pjesë e kësaj familje La Liga, " tha Pique. Një deklaratë e bukur në këtë periudhë të vështirë ...

Mësohet se La Liga arriti të grumbullojë 640 mijë euro për luftën ndaj koronavirus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco