Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Frikë për Ronaldinhon, miku i tij i shqetësuar: I ka humbuur buzëqeshja

Frikë për Ronaldinhon, miku i tij i shqetësuar: I ka humbuur buzëqeshja

13:49, 29/03/2020

Gjendja psikologjike e Ronaldinhos është rënduar, pasi kanë kanë kaluar disa javë nga arrestimi i tij në Uruguai me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. E konfirmon miku u tij uruguaian, Nelson Cuevas, që e ka takuar disa herë në ambientet e paraburgimit.

“Ronaldinho nuk është aspak i lumtur. Sot, për shkak të situatës që po kalon, ka humbur buzëqeshjen. Është në burg, në një vend ku nuk është mësuar të qëndrojë.”

Më tej Cuevas thekson se Ronnie nuk gëzon asnjë privilegj dhe trajtohet si të gjithë të burgosurit e tjerë.

“Nuk merr benefite të asnjë lloji. I kam ofruar Ronaldinhos dhe vëllait të tij një nga banesat e mia, por do të jenë avokatët ata që do të vendosin. Ronaldinho ka rënë në një kurth, autoritet e dinë shumë mirë që është i pafajshëm. Ka përdorur një dokument të vërtetë, por me një përmbajtje të falsifikuar.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco