FOTO/ Ylli Shameti na zbulon pse Covid-19 nuk ka mbërritur në Gjirokastër

FOTO/ Ylli Shameti na zbulon pse Covid-19 nuk ka mbërritur në Gjirokastër

12:47, 29/03/2020

Ditën e sotme 15 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në 212 numrin e përgjithshëm.

Për fat të mirë, ka ende qytetet të paprekura dhe një prej tyre është, Gjirokastra. Në listën e vendeve ku Covid-19 ka arritur janë plot 17 qytete, por vendlindja e Ylli Shametit nuk është prekur ende.

Arsyet mund të jenë shumë, por njërën prej tyre na e ‘zbulon’ vetë ish-mbrojtësi i Kukësit. Ai ka postuar një foto në seksionin e “story” në Instagram ku shkruan se dikush i ka treguar arsyen e mungesës së Covid-19 në qytetin e gurtë.

“Më tha njëri se në Gjirokastër edhe nëse ka ardhur koronavirusi, ai që e ka zor se e lëshon”, shkruan me shaka mbrojtësi, duke luajtur me nofkën e famshme që gjirokastritët e marrin gjithmonë me vete kudo shkojnë, janë kurnacë ose dorështrënguar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco