Shaqiri shumë pranë largimit nga Liverpool, skuadra e njohur spanjolle interesohet për mesfushorin

Shaqiri shumë pranë largimit nga Liverpool, skuadra e njohur spanjolle interesohet për mesfushorin

12:26, 29/03/2020

Aventurës së Xherdan Shaqrit me skuadrën e Liverpoolit duket se i ka ardhur fundi.

Futbollisti me origjinë shqiptare, që mbërriti në brigjet e Mersey në verën e vitit 2018 nuk po gjen hapësira më. Mesfushori i kombëtares së Zvicrës ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon në Premier League. Përballë konkurrencës së fortë, ai nuk bënë në planet e Jürgen Klopp dhe për këtë arsye mund të bëjë gati valixhet për t’u larguar.

Pasi luajti në Bundesliga, Serie A dhe Premier League, tani Shaqiri mund ta provojë veten në një tjetër kampionat të fort europian, siç është La Liga.

Sipas asaj që raporton  “Football Insider”, Sevillia po planifikon bërë një ofertë në drejtim të Liverpool për mesfushorin.

“Të kuqtë” refuzuan ta huazonin Shaqirin në këtë merkato dimërore, por do të ishin të gatshëm të hiqnin dorë prej tij në merkaton verore, në qoftë se në drejtim të tyre vjen një ofertë prej 31 milionë euro.

 Një largim i Xherdan Shaqirit këtë verë, pra, duket i pashmangshëm, dhe kontrata e tij që përfundon në qershor 2023 nuk do ta ndryshojë situatën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco