'Kampionati të anulohet, titulli t’u shkojë mjekëve dhe infermierëve'

'Kampionati të anulohet, titulli t’u shkojë mjekëve dhe infermierëve'

10:35, 29/03/2020

Të gjithë njerëzit në mbarë botë i kanë drejtuar sytë nga mjekët, të cilët janë në vijën e parë të luftës me virusin famkeq Covid-19.

Njerëit kanë shprehur falenderime ndaj bluzave të bardha për këtë saktificë të madhe në këto ditë të vështira.

Mirëpo një skuadër volejbolli në Itali shkon përtej falenderimeve. Klubi i cili militon në Serie A1 në volejbollin e femrave, ka hedhur idenë që kampionati të anulohet dhe titulli ti dorëzohet Sergio Mattarella, presidentit të Republikës, në mënyrë që ky i fundit t’ia jap mjekëve dhe infermierëve, në mënyrë që të vlerësohet sforco e mjekëve dhe të gjithë personave që në këtë periudhë po luftojnë me koronavirus, një propozim që në dukje nuk do të sillte asnjë pakënaqësi.

Ky propozim do të hidhet në diskutim më 31 mars ku 11 klubet do të mblidhen për të diskutuar se çfarë do të bëjnë në të ardhmen. Ideja e tyre deri në këto momente, ku situata nuk po përmirësohet, është ti japin fund sezonit të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco