Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Doli pozitive me koronavirus, flet Ekdal: Kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar, në këto çaste nuk...

Doli pozitive me koronavirus, flet Ekdal: Kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar, në këto çaste nuk...

10:11, 29/03/2020

Futbollisti i Sampdorias, Albin Ekdal ishte një ndër lojtarët e parë të diagnostikuar me Covid-19, në Serinë-A.

Në një intervistë për “Expressen”, Ekdal është shprehur se tashmë ndjehet mirë, por jo të gjithë mund ta kalojnë kështu ndaj kujdes.”

“Edhe me simptomat minimale, kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar. Nevojitet shumë kujdes. Për mua ishte një traumë momenti kur mora përgjigjen e analizave, por për fat të mirë tani më e keqja ka kaluar. Ishte si një grip me shumë dhimbje koke, por jo të gjithë mund ta kalojnë kështu ndaj kujdes.”

I pyetur për rifillimin e stërvitjes apo të kampionateve, mesfushori nuk ka dashur të japë shpjegime. Këmbënguljes së gazetarit, Ekdal i është përgjigjur: “Në këto çaste as që dua t’ia di për futbollin e për Serinë A. Duhet menduar për të sëmurët që të shërohen e për ata që rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ekonomia po shkon në ferr teksa njerëzit po vdesin e po ngelin pa punë. Futbolli dhe kampionatet as që më kalojnë kurrë ndër mend.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco