Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Për Taren nuk ka pushim, nis negociatat me tre lojtarë

Për Taren nuk ka pushim, nis negociatat me tre lojtarë

09:44, 29/03/2020

Edhe pse futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare nuk mund të pushojë, pasi përveç planifikimeve për sezonin e ardhshëm, duhet të mendojë edhe për rinovimet e kontratave.

Kjo pasi plot 3 futbollistëve të klubit bardhekaltër u përfundon kontrata me Lazion në fund të muajit qershor dhe duke qenë se për të përfunduar sezonin aktual mund të luhet përtej këtij muaji, është e nevojshme që të rinovohet bashkë punimi me ta.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Senad Lulic dhe mesfushorët Parolo e Cataldi, ndërsa dy të parët pritet të marrin një kontratë të re një vjeçare dhe i fundit një kontratë 5-vjeçare, duke parë edhe moshën e re.

Aktualisht Tare po bisedon me menaxherët e këtyre futbollistëve për të rinovuar kontratën që do t’i lidhte sërish ata me Lazion, pasi kështu edhe Inzaghi do të ishte i qetë për sprintin final të kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco