Presidenti i UEFA-s, Ceferin lëshon 'bombën': Ky sezon anulohet, nëse...

Presidenti i UEFA-s, Ceferin lëshon 'bombën': Ky sezon anulohet, nëse...

22:50, 28/03/2020

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, lëshon alarmin se nëse ky edicioni 2019-20, i ndërprerë prej pandemisë së Koronavirusit, nuk rinis deri në fund të muajit qershor, atëherë sezoni do të deklarohej nul.

“Ne kemi një Plan A, B ose C: për ta rinisur në muajin qershor ose në fund të qershorit. Nëse nuk do të jemi në gjendje që të ekzekutojmë asnjë nga këto plane, atëherë sezoni do të dështonte”.

Por, ndërsa Ceferin thotë se ka shumë skenarë për t’u konsideruar, ai nuk arrin të sigurojë dot se ky sezon do të japë verdiktet e tij dhe gjithçka do të varet nga sesi do të shkojë pandemia.

“Askush nuk e di kur do të përfundojë pandemia”, tha ai gjatë një interviste për gazetën “La Repubblica”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco