Umtiti në merkato, Barcelona i vendos çmim të shtrenjtë!

Umtiti në merkato, Barcelona i vendos çmim të shtrenjtë!

20:54, 28/03/2020

Barcelona po mendon për të mbushur arkat e klubit e për këtë qëllim po vlerëson shumën që mund të përfitojë nga shitja e disa futbollistëve, që nuk bëjnë pjesë në planet për të ardhmen.

Një prej tyre është qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, kampion bote me Francën, i ditëlindjes 1993.Sipas të përditshmes katalane Sport, francezi vlerësohet 50 milionë euro, por vështirë se do të ketë skuadra që do të ofrojnë kaq shumë për një lojtar që nuk ka treguar vazhdimësi të formës edhe për shkak të problemeve të shumta fizike.

Një alternativë është transferimi i Umtitisë në Kinë apo në ligat arabe, ku mund të jenë të gatshëm ta shpenzojnë një shumë të tillë./ss

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco