Portieri i Chievos: Ronaldo ka shumë inat, më premtoi fanellë dhe...

Portieri i Chievos: Ronaldo ka shumë inat, më premtoi fanellë dhe...

20:02, 28/03/2020

Cristiano Ronaldos nuk i pëlqen aspak të humbë.

Portieri i Chievos, Stefano Sorrentino ka zbuluar se si ylli portugez i kishte premtuar atij fanellën para ndeshjes, por prej inatit që i priti penalltinë nuk e mbajti fjalën.

“Kisha rënë dakord me Ronaldon që të ndërronim fanellat në fund të ndeshjes. Por pasi humbi atë penallti, shihej qartësisht se ishte i inatosur”, ka zbuluar ai.

“Ai është një kampion dhe nuk i pëlqen kurrë të humbasë, ndërsa ajo ishte penalltia e parë që gabonte në Itali”.

“Në dhomat e zhveshjeve, më bëri komplimente, më shtrëngoi edhe dorën, por më pas u largua pa më dhënë fanellën, i nxirë në fytyrë. Në fund, mora atë të Dybala ndaj nuk mendoj se më shkoi shumë keq”, ka shtuar më tej Sorrentino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco