Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pritej vetëm zyrtarizimi, shtyhet edhe një tjetër kompeticion!

Pritej vetëm zyrtarizimi, shtyhet edhe një tjetër kompeticion!

18:14, 28/03/2020

Gjendja që po kalon e gjithë Bota nuk është aspak e mirë, me Coronavirusin që ka paralizuar gjithçka dhe ka izoluar thuajse të gjitha vendet.

Aktivitetet sportivë janë shtyrë njëri pas tjetrit dhe së fundmi ka ardhur një tjetër zyrtarizim. Edhe Kupa e Gjermanisë është shtyrë zyrtarisht për një datë që do të përcaktohet në një vendim të dytë.

Federata gjermane e futbollit ka dalë në komunikatë zyrtare ditën e sotme, duke njoftuar se gjysmëfinalet e kupës janë shtyrë deri në një vendim të dytë. Edhe pse ishte një vendim i pritshëm, vetëm ditën e sotme është zyrtarizuar nga federata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco