Vdes futbollisti i ri, Atletico njofton lajmin e rëndë nga Spanja

Vdes futbollisti i ri, Atletico njofton lajmin e rëndë nga Spanja

16:21, 28/03/2020

Një lajm i rëndë vjen nga Spanja.

Klubi i Atletico Madrid ka njoftuar vdekjen e futbollistit 14-vjeçar që prej kohësh luante me moshat e “Los Colchoneros”.

Bëhet fjalë për lojtarin e talentuar, Christian Minchola Sanchez, i cili numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta.

Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen e 14-vjeçarit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet shkaqet e kësaj ngjarje.

Gjithashtu, edhe presidenti Cerezo ka shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë. Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”, përfundon numri një i klubit të Atleticos.

Ndërkohë, kapiteni i ekipit, Koke shkruante: "Jeta është shumë e padrejtë! Kurajo familjes dhe miqve të Christianit."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco