Mutu kujton kohën tek Inter: Nuk kisha ku të parkoja, atje lejoheshin vetem Lambo dhe Ferrari

Mutu kujton kohën tek Inter: Nuk kisha ku të parkoja, atje lejoheshin vetem Lambo dhe Ferrari

15:55, 28/03/2020

Adrian Mutu është një nga lojtarët që i ka dhënë jashtëzakonshi shumë futbollit Rumun.

41 vjeçari ka patur fatin të luaj në kampionate të mëdha europiane dhe ka arritur të ketë kolegë emra të mëdhenj si Ronaldo, Roberto Baggio, Hernan Crespo, Adriano, Christian Vieri, Clarance Seedorf, Angleo Peruzzi, Cordoba, Recoba, Zanetti, Blank etj.

Edhe pse nuk qëndroi shumë të Interi, sulmuesi mori pseudonimin “Il Fenomeno", nga shokët e skuadrës.

Këtë kohë të artë, Mutu e kujton me shumë nostalgji dhe në një bisedë live në Instagram me Sebasian Frey, tregoi disa histori mjaft interesante.

 “Erdha te Interi në merkaton e dimrit dhe isha vetëm 20 vjeç. Gjeta atje idhujt e mi. Ishte Bagio, Ronaldo, Zamorano, Zanetti, Reccoba, Panucci, Vieri, Peruzzi, Blank, Di Biago, Sedorff apo Cordoba. Gjatë një ndeshje stërvitore na u dha një goditje dënimi gjatë një ndeshje stërvitore.

Unë isha në një ekip me Bagion dhe e pyeta nëse mund ta godisja atë. E godita me “Panenka” dhe topi u përplas në shtyllë. Në atë moment Peruzzi ngrihet dhe më ndjek nga pas me vrap. Unë duhet të vazhdoja të vrapoja derisa e pashë se ai ishte zhdukur.

Pak kohë pas ardhjes sime te Interi, ata më blenë një makinë. Po shkoja një ditë në stërvitje dhe isha në autostradë. Dëgjova nga pas që po vinte Vieri. Ai kishte një Ferrari. Më vështroi, qeshi dhe u largua. Unë arrita në stërvitje 15 minuta më vonë se ai. Doja të parkoja, por Vieri më tha që mund të parkosh vetëm Ferrari ose Lamborgini atje.

Mu desh të shkoja në parkingun e tretë dhe të vazhdoja rrugën. Kur u ktheva në shtëpinë time, unë telefonova agjentin tim për ta pyetur kur do e marr pagën e parë sepse atje pranojnë vetëm Ferrari dhe Lamborgini”, përfundoi ish-sulmuesi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco