Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Gjetja gjeniale e Boateng, kthen shtëpinë në club nate

VIDEO/ Gjetja gjeniale e Boateng, kthen shtëpinë në club nate

15:29, 28/03/2020

Në kushtet e izolimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë njerëz në botë u vijnë ndërmend ide nga më të ndryshme për të kaluar kohën dhe për t’u argëtuar sadopak në këtë situatë të vështirë.

Më e fundit ka qenë ajo e futbollistit ganez, Kevin Prince Boateng.

33-vjeçari, i cili është pjesë e Besiktas në Turqi, ka zgjedhur të organizojë një “party” në shtëpi, duke improvizuar sadopak një situatë të ngjashme me club nate.

Ish-futbollisti i  Milanit, Barcelonës dhe disa klubeve të tjera Europiane, fillimisht shfaqet si “bodyguard”, i klabit të natës, teksa të ftuarit janë gruaja dhe djali djali i tij. Më pas futbollisti pasi kontrollon djalin, i parkon edhe makinën lodër, dhe shkon për të kërcyer me të.

Këtë video 33-vjeçari ka vendosur ta ndajë me 3 milionë ndjekësit në “Instagram”, duke shkuruar iu bër thirrje fansave të tij, të qëndrojnë në shtëpi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco