27 vjet më parë debutoi me fanellën e Romës në Serie-A, Totti ka një dedikim

27 vjet më parë debutoi me fanellën e Romës në Serie-A, Totti ka një dedikim

14:58, 28/03/2020

Kur kishin mbetur edhe tre minuta lojë dhe Roma falë golave të Canigga dhe Mihajlovic, po fitonte 2-0 në fushën e Brescias. Trajneri I verdhekuqëve, Vujadin Bosokov, shikon nga stoli dhe vendos të bëjë një zëvendësim.

Ai djalë 16 vjeç e gjysmë, një ditë më parë kishte luajtur për të rinjtë e Romës, ku edhe kishte shënuar. Ishte 28 marsi i vitit 1993, kur në stadiumin ‘Rigamonti’, në fanellën e Romës po debutonte Franceso Totti.

Një histori dashurie e krijuar nga trofe dhe arritje personale (786 paraqitje dhe 307 gola) e që vazhdoi deri një vit më parë, kur në rolin e drejtuesit i tha mirupafshim (apo lamtumirë?) klubit që i kushtoi gjithë karrierën e tij.

Një përvjetor i rëndësishëm, të cilin ish-kapiteni legjendar dëshironte ta festonte me një mesazh në Instagram: “Kanë kaluar 27 vjet dashuri, pasion dhe besnikëri. Kam qenë me fat që kam veshur bluzën e vetme që vërtet e kam dashur… Një dashuri që nuk do të mbarojë kurrë”.
Disa tifozë verdhekuq e kanë interpretuar fjalinë e fundit me një rikthim të mundshëm në klub, veçanërisht nëse transferimi i pronësisë te Friedkin do të materializohet pas përfundimit të emergjencës së Koronavirusit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco