Merkato te Juventus, Manchester City projekton goditjen e madhe

Merkato te Juventus, Manchester City projekton goditjen e madhe

14:00, 28/03/2020

Pep Guardiola dëshiron të përforcojë mbrojtjen e Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm. Dhe tekniku spanjoll ia ka vënë syrin mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonuccit.

“Qytetarët” nuk kanë zhvilluar një sezon të mirë dhe për këtë Guardiola është I vetëdijshëm.

Prej disa muajsh, trajneri spanjoll po kërkon të forcojë mbrojtjen e tij, të cilën nuk e konsideron si të armatosur sa duhet.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, katalanasi u ka kërkuar drejuesve që të transferojnë në Manchester, Bonuccin.

Një tifoz i mbrojtësit Italian të Juventusit, Guardiola  dëshiron t’ia besojë atij qendrën e mbrojtjes, vend i lënë bosh që nga largimi i Vincent Kompany. 

Mirëpo klubi anglez duhet të jetë bindës, sepse Bonucci shihet si i paprekshëm te skuadra e Juventusit.Gjithashtu edhe Mauricio Sarri e sheh si pjesë të pazëvendësueshme të formacionit të tij.

A do të mundet Manchester City dhe Guardiola ta bindin? Kjo mbetet për t’u parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco