Ceferin e pranon: Pas këtij viti të tmerrshëm, asgjë nuk do të jetë si më parë

Ceferin e pranon: Pas këtij viti të tmerrshëm, asgjë nuk do të jetë si më parë

12:43, 28/03/2020

Koronavirusi pritet të ketë një ndikim të madh në futboll, teksa rastet e para kanë dalë. Shumë skuadra do të kenë probleme me financat, teksa disa klube kanë dalë që tani hapur ku kërkojnë uljen e pagave për futbollistët e tyre, pasi e kanë të pamundur t’i përballojnë ato.

Pikërisht UEFA tani ndodhet në një pozitë të vështirë, ku duhet të zgjidhë shumë çështje. Për shkak të situatës së vështirë, ende nuk dihet se kur do të fillojë futbolli të luhet normalisht, pasi Koronavirusi vazhdon përhapjen me shpejtësi në të gjitha vendet.

Ka mendime që UEFA mund të heqë dorë nga “Fair Play Financiar” për disa vite, në mënyrë që skuadrat të munden të marrin veten dhe të rregullohen financiarisht.

Këtë e ka pranuar edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili në një intervistë të dhënë për “La Rupubblica” ka thënë: “Sigurisht që asgjë nuk do të jetë si më parë, pas këtij viti të tmerrshëm që po kalojmë. Kemi disa opsione për sa i përket ‘Fair Play Financiar’ dhe të shohim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco