Koronavirus: Neymar dhe miqtë e tij dhurojnë një shumë të konsiderueshme parash

Koronavirus: Neymar dhe miqtë e tij dhurojnë një shumë të konsiderueshme parash

11:28, 28/03/2020

Në Brazil, Neymar po mobilizohet në luftën kundër koronavirusit. Me miqtë e tij, lojtari i Paris Saint-Germain dhuroi një shumë parash (shuma nuk dihet) për rajonet më të prekura nga Covid-19 në Brazil.

Ishte Luciano Huck, mik i lojtarit, i cili e dha lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

 “Së bashku, ne duam të përkrahim kulturën e dhënies. Lërini njerëzit të mendojnë më shumë për të tjerët, veçanërisht në një kohë ankthi, pasigurie dhe vuajtjeje. Ne nuk mbledhim donacione, ne bëjmë donacione dhe mobilizojmë miqtë dhe familjen. Nëse dëshironi dhe mundeni, bëni të njëjtën gjë, " shkroi Luciano Huck.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco