Barcelona lë të lirë Vidalin, gati transferimi te klubi i njohur italian

Barcelona lë të lirë Vidalin, gati transferimi te klubi i njohur italian

08:12, 28/03/2020

Arturo Vidal me shumë gjasa do të transferohet tek Inter gjatë merkatos verore. “Calciomercato” raporton se drejtueit e klubit katalanas janë të gatshëm të lirojnë mesfushorin kilian për të shkuar tek zikaltërit.

Sipas kësaj mediaje, nëse ish-futbollisti i Juventusit dhe Bajern Mynihut largohet, ai do të arkëtojë te Barcelona 15-20 milionë euro.

Për shkak të ardhjes së Frenk De Jong, Vidal nuk është aktivizuar rregullisht te Barcelona. Interi ka tentuar disa herë ta marrë kilianin, por në verën e 2018 Barcelona arriti ta blinte në momentin e fundit, kurse në janar të këtij viti trajneri Kike Setien vendosi ta mbante në skuadër Vidalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco