Kombëtarja e Anglisë i dërgon mesazh Italisë: Qëndrojmë të bashkuar!

Kombëtarja e Anglisë i dërgon mesazh Italisë: Qëndrojmë të bashkuar!

23:41, 27/03/2020

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Italisë kishin planifikuar të luanin një miqësore luksi sonte.

Përhpaja e pandemisë Covid-19 në botë ka bërë që kjo ndeshje të jetë në mesin e shumë tjerave që është anuluar.

Por, sonte, faqja zyrtare e kombëtares së Anglisë, ka kujtuar këtë fakt, duke shkruar edhe një mesazh.

“Ne mund të mos jemi duke ndarë fushën e blertë sonte (Kombëtarja e Italisë), por ne qëndrojmë së bashku dhe të bashkuar në këtë kohë të vështirë”, thuhet në një postim në "Twitter".

Gjithashtu, në këtë postim ka dhe një mesazh me rëndësi: "Qëndroni në shtëpi!".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco