AC Milan: Rinisja e stërvitjes u shty deri në një njoftim tjetër

AC Milan: Rinisja e stërvitjes u shty deri në një njoftim tjetër

21:47, 27/03/2020

Pak kohë më parë, Napoli me anë të një njoftimi tha se do ta rifillonte stërvitjen gjatë muajt mars. Mirëpo pas shumë kundërshtimve ata ndryshuan vendim.

Një vend i goditur shumë nga koronavirusi, Italia nuk është ende gati të shohë klubet e futbollit të vendit të saj të zbresin në fushën e lojës.

Dhe tani është klubi I Milanit që njofton se vetëm autoritetet kompetente do të vendosin për datën e rifishimit të stërvitjes.

"AC Milan njofton se rifillimi i stërvitjes është shtyrë në një datë e cila do të varet nga autoritetet kompetente dhe nga ekspertët mjekësor. Shëndeti dhe siguria e lojtarëve, stafit dhe komunitetit tonë është shqetësimi më i madh i klubit" thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco