Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Coronavirus: FIFPro paralajmëron klubet

Coronavirus: FIFPro paralajmëron klubet

21:07, 27/03/2020

Pas pezullimit të futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, klubeve u është dashur të marrin vendime të jashtëzakonshme.

Disa ekipe  kanë vendosur t’u ulin pagat lojtarëve të tyre, siç është Barcelona, ndërsa disa skaudra të tjera kanë larguar disa prej futbollistëve.

Javën e kaluar, mësuam se presidenti i FC Sion kishte larguar nëntë prej lojtarëve të klubit (pjesë e të larguarve ishte dhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Emir Lenjani). Pas këtyre ndodhive, FIFPRO (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave Profesionale të Futbollit) po ndjek me shumë vëmendje situatën.

Federata e cila kujdeset për lojtarët publikoi një njoftim për shtyp këtë të premte për të dhënë një kujtesë të vogël për klubet.

Ata u shprehën se janë shumë të shqetësuar  që një numër i konsiderueshëm klubesh kanë filluar t’i largojnë ose t’u shkurtojnë pagat lojtarëve në mënyrë të njëanëshme. Ata ua bënë të ditur klubeve se vendimet duhet të merren nga të dy palët dhe jo në mënyrë të njanëshme.

Gjithashtu FIFPRO u shpreh se shumica e futbollistëve që nuk janë pjesë e ligave më të mëdha në botë fitojnë një pagë të barabartë ose më të ulët se të ardhurat mesatare të vendit dhe ata do të preken seriozisht nga ulja e pagave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco