Djali i Refik Halilit: Do jem unë presidenti i ardhshëm i Tiranës

Djali i Refik Halilit: Do jem unë presidenti i ardhshëm i Tiranës

20:08, 27/03/2020

Grent Halili, presidenti i ardhshëm i Tiranës. E deklaroi vetë sulmuesi bardheblu, i biri i presidentit aktual, Refik Halili, në lidhjen me “FanZone”.

“Unë apo Goldi (e motra) president? Besoj se do të jem unë. Goldi është fokusuar te disa biznese tjera të familjes. Besoj se presidencën në të ardhmen do ta marr unë. Nëse më lejoni t’jua them, familja ime është “infektuar” nga virusi “Tirona” prej shumë kohës. Besoj se do të infektohet dhe brezi në vazhdim. Por nuk do ta shoh si fëmijën e tretë, ashtu siç e shikon babai im.

Aktivizimi te Tirana: Mund të flas nga mëngjesi deri në darkë dhe njerëzit do të mendojnë vetëm atë që duan të mendojnë. Por nga momenti që kam filluar karrierën, 16 vjeç, kam sakrifikuar shumë veten time për interesat e klubit, për biznesin familjar. E kam menduar gjithashtu të transferohem te një klub tjetër, por absolutisht prania ime në atë klub nuk ndikon as te stafi, as tek ekipi, pasi unë jam përpjekur dhe përpiqem çdo ditë që të jem si të gjithë të tjerët.

Tirana e këtij sezoni: Suksesi i këtij viti ka ardhur pasi kemi menduar për të mirën e grupit. Edhe unë kam parë vetëm interesin e klubit dhe, në fund fare, nëse arrijmë objektivat, jemi të gjithë të kënaqur.

Dëshira për titullin: Dua të rinis stërvitje, të rikthehemi sa më shpejt në fushën e lojës. Mezi po presim të ngremë titullin kampion, e duam në fushë. Në lokal, nga Blloku, do të dalim kur të fitojmë titullin kampion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco