Premier League do të mbajë takim javën e ardhshme për vendimin final

Premier League do të mbajë takim javën e ardhshme për vendimin final

19:56, 27/03/2020

Premier League do të mbajë një takim gjatë javës së ardhshme, për të marrë vendim rreth asaj se si do të vazhdojë kampionati.

Sipas raportimeve të fundit, është njoftuar se rekomandimi është që të mos fillohet para 30 prillit.

Kampionati do të rifillojë kur të shihet se situata është e sigurt për të bërë një gjë të tillë. Por, paraprakisht, një takim do të mbahet gjatë javës së ardhshme.

“Takime të tjera do të mbahen gjatë javës së ardhshme, me pikën për të formuluar një plan se si të kontrollohet situata e vështirë me të cilën po përballet liga, klubet, lojtarët, stafi dhe tifozët” thuhet në njoftim, transmeton lajim.net.

Ky njoftim vjen vetëm pak kohë pasi raportohej se skuadrat jan të gatshme që t’i japin fund sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco