Gattuso nuk e harron vendlindjen e tij, bën një gjest për t'u vlerësuar

Gattuso nuk e harron vendlindjen e tij, bën një gjest për t'u vlerësuar

17:15, 27/03/2020

Ashtu si e gjithë bota edhe Italia po kalon një situatë tepër të vështirë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Personat e prekur dhe viktimat nga ky virus janë të shumtë në shtetin fqinj. Shumë njerëz të sportit i kanë ardhur në ndihmë autoriteve italiane, duke kontribuar sadopak.

Së fundmi sipas asaj që raporton “La Repubblica”, trajneri Napolit, Genaro Gattuso ka dhuruar për spitain Corigliano Calabro, ku është edhe vendlindja e tij një auto ambulancë.

Ndoshta ndihma e trajnerit nuk mund të jetë shumë e madhe, por ai tregoi edhe njëherë se është një njeri i madh edhe jashtë fushave të blerta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco