Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Valdrin Mustafa jep lajmin e gëzueshëm, shërohet nga Koronavirusi

Valdrin Mustafa jep lajmin e gëzueshëm, shërohet nga Koronavirusi

16:30, 27/03/2020

Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U-21, Valdrin Mustafa, është shëruar nga Koronavirusi. 

Ka qenë vetë futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për Koronavirus i ka dalë negativ.

Mustafa ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.

Federata e Futbollit e Kosovës, në deklaratën e saj i uron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U-21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco