Theu rregullat e karantinimit, vëllai i Paolo Dybala shpallet në kërkim

Theu rregullat e karantinimit, vëllai i Paolo Dybala shpallet në kërkim

16:07, 27/03/2020

Nga Argjentina vijnë lajme të këqija për Paulo Dabala dhe familjen e tij. 

Ndërsa futbollisti i Juventusit është në karantinë së bashku me të fejuarën e tij, si rrjedhojë e të qenit pozitiv me COVID-19, duket se këtë rregull e ka thyer vëllai i 26-vjeçarit në Argjentinë.

Gustavo Dybala, i cili u detyrua nga policia e Cordobas që të futej në karantinë, pas pozitivitetit të vëllait, ka vendosur që të thyejë ngujimin së bashku me bashkëshorten e tij. 

Sipas asaj që raportojnë mediat argjentinase, kanë qenë disa fqinjë që e kanë denoncuar vëllain e Dybala.

Gustavo dhe gruaja e tij e kanë prishur karantinën pas vetëm dy ditësh ngujim dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga policia. 

Dhe tashmë rrezikojnë arrestimin, por edhe ndoshta edhe një gjobë të majme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco