FOTO/ Neymar 'injoron' koronavirusin, shikoni çfarë bën së fundmi ai në Brazil

FOTO/ Neymar 'injoron' koronavirusin, shikoni çfarë bën së fundmi ai në Brazil

15:20, 27/03/2020

Neymar ka shpërfillur udhëzimet e klubit të Paris Saint-Germain për shkak të koronavirusit.

Së fundmi në media po qarkullojnë disa foto ku braziliani shfaqet duke shikuar rrezet e diellit nën shoqërinë e disa miqve të tij në një fushë volejbolli me rërë.

Së bashku me këshillat themelore, siç është larja e duarve, OBSH këshillon distancimin shoqëror, i cili përfshin mbajtjen e një distance prej një metri me njerëzit e tjerë.

Neymar i ka injoruar masat e sigurisë, duke vazhduar shoqërimin me miqtë e tij, edhe pse kryetarët e bashkive dhe guvernatorët në të gjithë Brazilin i kanë porositur njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të izolohen.

Neymar aktualisht ndodhet në Brazil pasi kampionati francez është i pezulluar të paktën deri më 2 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco