Kaosi nga koronavirusi/ Disa klube kërkojnë që të anulohet sezoni në Premier League

Kaosi nga koronavirusi/ Disa klube kërkojnë që të anulohet sezoni në Premier League

14:41, 27/03/2020

Disa klube të Premier Leagues dëshirojnë që sezoni aktual 2019/20 të përfundojë me ‘efektin e menjëhershëm’ mes pandemisë së koronavirusit.

Këto klube kanë ‘rezerva të forta’ private për rinisjen e futbollit gjatë kësaj kohe të vështirë. Nëse sezoni përfundon, kjo do të thoshte që Liverpooli nuk do të kurorëzohej me titullin kampion.

Në fakt, sipas asaj që raporton “The Athletic”, në Angli po mendohet  anulimi i sezonit pa marrë parasysh pasojat.

Sigurisht, skuadra e Jurgen Klopp është 25 pikë më shumë nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City dhe pa dyshim meritojnë titullin e tyre të parë pas 30 vitesh.

Takimi tjetër i aksionarëve të Ligës Premier do të zhvillohet më 3 prill, ku do të zhvillohen edhe një herë diskutimet lidhur me sezonin aktual 2019/20 dhe më gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco