3 klube gati të bëjnë çmendurinë për Sanchon, ofrojnë 120 milionë sterlina!

3 klube gati të bëjnë çmendurinë për Sanchon, ofrojnë 120 milionë sterlina!

13:50, 27/03/2020

Jadon Sancho duket se do të ketë një verë mjaft të nxehtë dhe aktive. Ylli anglez kërkohen nga shumë klube, sidomos në vendin e tij, ku Manchester United, Chelsea e Liverpool janë gati të bëjnë çmendurinë për të.

Sipas mediave në ishull, 3 gjigantët e Premier League janë gati të ofrojnë deri në 120 milionë sterlina për të bindur Borussian e Dortmundit. Largimi i Sanchos nga Bundesliga dhe rikthimi në Angli duket diçka e sigurt, por mbetet për t’u parë se për cilin ekip do të firmosë talenti.

Manchester United është favoriti kryesor, por pas nuk mbetet as Chelsea, që ka si avantazh Frank Lampard, si dhe treshen Abraham-Mount-Tomori, të cilët janë miq të mirë të Sanchos që nga moshat e Kombëtares angleze./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco