Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

De Jong rrëfim prekës: Ishte në koma por Abdelhak Nouri ngriti vetullën kur...

De Jong rrëfim prekës: Ishte në koma por Abdelhak Nouri ngriti vetullën kur...

13:23, 27/03/2020

De Jong ka zbuluar se para se të zgjidhte Barcelonën ka qenë në spital te një ndër shokët e tij më të mirë, Abdelhak Nouri (në atë kohë në spital, në gjendje koma).

Ylli holandez ka rrëfyer së fundmi një moment vërtet prekës.

“Ditën që shkova të shihja Apin (e thërrisnin shokët dhe familja me përkëdheli), kur po rrija me të te dhoma e tij në spital, erdhi edhe mamaja e tij. Ajo i foli Nourit dhe i tha: ‘Api, ku duhet të firmosë Frenkie? Te Barcelona?’ Kur mamaja e Apit tha këtë gjë, ai ngriti vetullën. Ishte një moment shumë speical”, mbyll rrëfimin e tij De Jong.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco