Legjenda braziliane, Cafu befason: Neymar është më i mirë se Messi!

Legjenda braziliane, Cafu befason: Neymar është më i mirë se Messi!

12:38, 27/03/2020

Legjenda braziliane, Cafu nuk ka kursyer elozhet për bashkombasin e tij, Neymarin.

Ish-mbrojtësi i Romës mendon se Neymar ka aftësi të jashtëzakonshme madje edhe më të mira se Leo Messi, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

“Kur bëhet fjalë për cilësi teknike, nuk ka asnjë lojtar që mund ta kalojë Neymarin. As Messi, adhurues i të cilit jam. Neymar është një lojtar që duhet të bëjë ndryshime në futbollin brazilian”, ka deklaruar Cafu.

“Neymar duhet të marrë përgjegjësinë. E pëlqeni apo jo, kur ai është në fushë mbrohet nga tetë lojtarë. Ai gjen hapësira për të gjithë të tjerët në fushë”.

Cafu me këtë deklaratë ka befasuar të gjithë, pasi Neymar as me statistika, as me trofe personal apo klubesh nuk është krahasuar me Messin apo Ronaldon por ka qëndruar gjithmonë pas tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco