Arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro. Ja akuza...

Arrestohet ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro. Ja akuza...

11:25, 27/03/2020

Policia ka arrestuar dy ditë më parë ish-futbollistin e Kombëtares, Klodian Duro.

Burime të "Abcnews", bëjnë me dije që Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

Mësohet se Duro ka pasur mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo së fundmi kishte marrë një urdhër mbrojtje.

Mësohet se në datën 24 mars, ish-futbollisti i Kombëtares, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila ka lajmëruar policinë.

Duro, pasi është arrestuar, është dërguar në Komisariatin nr.1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco